Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi ishte pjesëmarrëse në Forumin Frontline Democracies të mbajtur në Lituani

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, mori pjesë në Panelin e Nivelit të Lartë të Frontline Democracies të mbajtur më 7 dhe 8 korrik 2022 në Vilnius.

Në kuadër të këtij forumi zëvendësministrja Gashi ka zhvilluar edhe diskutime bilaterale me homologun e saj Mantas Adomėnas ku temë diskutimi ishin zhvillimet aktuale politike, stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, si dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj regjimeve autokratike.

Në këtë frymë zëvendësministrja Gashi, gjatë paraqitjes së saj në kuadër të forumit, u shpreh se pushtimi rus në Ukrainë është një shembull se si autokratët mund të krijojnë kriza në mënyrë artificiale nëse ju jepet hapësira. Ajo ka shtuar se taktikat e përdorura nga Rusia tregojnë mënyrën se si shumica e autokracive veprojnë në planet e tyre për të destabilizuar fqinjët ose objektivat e tyre me qëllim që të prodhojnë mospajtim, të promovojnë propagandën dhe dezinformimin. Me këtë rast pjesëmarrësit kanë diskutuar edhe për sfidat me të cilat po përballet demokracia në mbarë botën, zgjidhjet e mundshme për to dhe bashkëpunimin e mëtejshëm.


 

Nga ana tjetër zëvendësministri Adomėnas, informoi pjesëmarrësit e ngjarjes me qëllimin e Lituanisë për të krijuar një grup rezistence ndaj presionit të ashpër. Ata ftuan shtetet pjesëmarrëse, OJQ-të dhe miqtë e demokracisë që t’i bashkohen kësaj nisme. Gjatë panelit u tha se në prag të Samitit të Demokracive të SHBA-së në vitin 2023, kjo aleancë do të përpiqet të përshpejtojë veprimet globale për të ndihmuar ata që vuajnë nga regjimet autoritare dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e shoqërive demokratike ndaj dezinformimit dhe detyrimit ekonomik të ushtruar nga autoritarët.

Paneli i Nivelit të Lartë të Frontline Democracies u ndoq prej përfaqësuesve  nga 12 vende të Evropës, Azisë dhe Amerikës së Veriut, Aleanca e Demokracive, Freedom House, National Endowment for Democracy dhe komunitete të tjera të angazhuara në forcimin e demokracisë.

Lajmet e tjera

|