Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit “Nanogrimcat në mjedis dhe kërkime mjekësore”

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit “Rritja e kapaciteteve kërkimore në Kosovë – Nanogrimcat në mjedis dhe kërkime mjekësore”.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja Gashi vlerësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm i cili tha ajo, hap rrugën për zhvillim të Kosovës në këtë fushë duke shtuar kapacitetet si në kërkim edhe në inovacion.

Ky projekt, tha znj. Gashi, intensifikon veçanërisht bashkëpunimin me studiuesit nga diaspora të cilët me përvojën dhe profesionalizimin e tyre do të ndihmojnë për të avancuar tutje këtë fushë kërkimore.

Angazhimi i diasporës në Kosovë, nënkupton edhe krijimin e urave të bashkëpunimit në mes të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim për të shkëmbyer ide, praktika kërkimore dhe ekspertizë ndërmjet studiuesve nga Kosova por edhe homologëve të tyre në BE, si mundësi e re për projekte të përbashkëta në zhvillimin e kërkimit dhe inovacionit në Kosovë.

Zëvendësministrja Gashi derisa ka falënderuar Zyrën e BE-së në Kosovë dhe bashkëpunëtorët tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tha se mundësit si kjo duhet t’i shfrytëzojmë për të kultivuar partneritete domethënëse, për të nxitur inovacionin dhe për të dhënë kontribute të rëndësishme në fushat e mjedisit dhe kërkimit mjekësor.

Lajmet e tjera

|