Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi merr pjesë në Forumin e Shoqërisë Civile të Samitit të Ballkanit Perëndimor

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ishte pjesë e panelit për të ardhmen e Procesit të Berlinit në kuadër të Forumit të Shoqërisë Civile të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shteteve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesve të BE-së.

Duke folur për procesin e Berlinit në kuadër të këtij Forumi, ajo tha se brenda dekadës së parë të kësaj nisme suksesi ka qenë i moderuar, ndërsa për Kosovën ka qenë një proces plotësues me shumë vlerë dhe për dy arsye.

Si arsye të parë, zëvendësministrja Gashi ka renditur barazinë në mes shteteve, ndërsa të dytën reciprocitetin në mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në vazhdim të prezantimit, ajo i ka informuar të pranishmit mbi sulmin terrorist të Serbisë dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, duke thënë se pas sulmit të 24 shtatorit për Kosovën gjithçka ka ndryshuar.

Gjatë prezantimit të saj, zëvendësministrja Gashi vuri theksin në nevojën për një debat të gjerë në mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor rreth drejtimit të tyre strategjik dhe domosdoshmërinë e përafrimit të politikës së tyre të jashtme me atë të BE-së.

“Ne, nuk mund ta duam BE-në vetëm për para, ne kemi nevojë për vlerat evropiane. Nëse të gjithë duam të jemi pjesë e familjes evropiane duhet t’i adresojmë çështjet e demokratizimit dhe qeverisjes së mirë jo vetëm në fjalë, por edhe në vepra”, është shprehur zëvendësministrja Gashi.

Realiteti ndryshe i krijuar nga formati i politikës së zbutjes ndaj Serbisë; shfrytëzimi i zbrazëtirave nga palë të tjera për të penguar sukseset e Procesit të Berlinit; mos uniteti i BE-së në prezantimin e qëndrimit të tyre dhe hapësirat e krijuara për ndërhyrje nga ndikimet malinje ruse dhe të tjera kanë qenë disa nga çështje të tjera të ngritura nga zëvendësministrja Gashi në këtë Forum.

Lajmet e tjera

|