Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi merr pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Ndaje këtë

Zëvendësministrja znj. Liza Gashi ka marrë pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor kushtuar gruas dhe lidershipit të organizuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, qëllimi i së cilës është promovimi i barazisë gjinore në të gjitha nivelet e qeverisjes, sektorin privat dhe shoqërisë civile përmes një qasje të barabartë në udhëheqje.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, zëvendësministrja Gashi fillimisht ka bërë të ditur angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe hapat konkret që ka ndërmarrë në çështjen e barazisë dhe përfaqësimit gjinor, përfshirë edhe pozitat qeveritare.

“Ne kemi nevojë për modele. Kemi nevojë për gra që thyejnë barrierat dhe që mund t’i tregojnë brezave të ri, se çdo gjë është e mundur me punë dhe angazhim, pavarësisht gjinisë. Gratë në pozitat udhëheqëse kanë treguar se çdo gjë është e mundur, madje edhe në shoqëritë ku politika dhe përfaqësimi politik ende shihet si një “punë burrash” theksoi ndër të tjera zëvendësministrja Gashi.

Në këtë konferencë rajonale kanë marrë pjesë përfaqësues të vendeve të ndryshme, gra nga politika, biznesi dhe shoqëria civile.

Lajmet e tjera

|