Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi merr pjesë në konferencën ministrore për politikën e jashtme feministe

Ndaje këtë

Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, me ftesë të Ministrisë për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, po merr pjesë në Konferencën e Katërt Ministrore për Politikën e Jashtme Feministe, që po mbahet më 22–23 tetor në Paris.

Kjo konferencë e nivelit të lartë ka mbledhur përfaqësues të qeverive dhe organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi promovimin e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore në politikën e jashtme.

Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë ngjarje përbën një mundësi të rëndësishme për të reflektuar mbi progresin e vendit në avancimin e barazisë gjinore, fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje dhe forcimin e reagimit kombëtar kundër dhunës me bazë gjinore.

Përmes kësaj përfshirje, Kosova rikonfirmon angazhimin e saj për të promovuar diplomacinë e bazuar në barazi gjinore dhe për të forcuar partneritetet me shtetet që ndajnë të njëjtat vlera e synime në politikën e jashtme.

Lajmet e tjera

|