Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi mori pjesë në konferencën “Migrimi dhe Zhvillimi”

Ndaje këtë

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kosovë ka organizuar sot konferencën me temën: “Migrimi dhe Zhvillimi” e cila ka bërë bashkë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile, ekspert e përfaqësues të bizneseve, për të diskutuar perspektivat e shfrytëzimit efektiv të migracionit për qëllime zhvillimore në Kosovë.

Punimet e kësaj konference i ka përshëndetur zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi e cila para të pranishmëve ka folur veçanarisht mbi rolin e diasporës në zhvillim dhe transferim të dijes.

Zëvendësministrja Gashi ka theksuar se diaspora ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës. Ajo tha se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka kushtuar vëmendje të veçantë politikave që kanë të bëjnë me diasporën dhe pozitën e saj. Gjithashtu ajo theksoj se “si institucion, jemi të përkushtuar për të zbatuar politika që konsiderojnë rolin e diasporës jo vetëm si një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë, por edhe si një forcë e jashtëzakonshme për ndryshime pozitive, që tashmë vetëm kanë filluar të marrin formë në Kosovë”.

Më tej, zëvendësministrja Gashi ka folur për hapat konkret në realizimin e projekteve në të cilat diaspora merr pjesë drejtpërdrejt në proceset politikëbërëse, duke u bërë pjesë aktive në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit tonë. Ajo theksoj se “kontributi i diasporës është i dukshëm në të gjithë sektorët, nga sipërmarrja dhe investimet deri tek transferimi i njohurive dhe krijimi i një zhvillimi të qëndrueshëm në vend”.

Lajmet e tjera

|