Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi në takim me homologen znj. Peralta: Të angazhuar për të thelluar bashkëpunimin në mes të dy vendeve

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi ka takuar homologen e saj nga Kosta Rika, zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Kultit znj. Lydia Peralta Cordero.

Znj. Gashi vlerësoi vëmendjen që Kosta Rika ka treguar ndaj Kosovës, derisa shprehu mirënjohje për përkrahjen e ofruar ndër vite në proceset e rëndësishme për vendin tonë.

Në takim me homologen znj. Peralta, përveç marrëdhënieve shumë të mira që ka Kosova me Kosta Rikën, temë diskutimi ishin edhe marrëdhëniet ekonomike si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kulturës.

Znj. Gashi theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është e angazhuar që të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, me qëllim që të kemi ndikimin e dëshiruar për qytetarët e Kosovës.

Në kuadër të bashkëpunimit, zëvendësministret nga të dyja vendet u pajtuan për shkëmbimin e përvojave derisa theksuan si nismë, inicimin e konsultimeve politike të finalizuar me një Memorandum të Mirëkuptimit, i cili do të përgatitet në ditët në vijim.

Zëvendësministrja Peralta, falënderoi homologen e saj znj. Gashi për pritjen dhe shprehu besimin e plotë se do të ketë angazhim të shtuar për intensifikimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Lajmet e tjera

|