Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi po merr pjesë në Samitin e Paqes në Seul Kore të Jugut

Ndaje këtë

Në përbërje të delegacionit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ka marrë pjesë në Samitin e Paqes në Seul të Koresë Jugore, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Paqes.

Në këtë samit, në panelin e diskutimit me temën “Lidershipi i grave drejt një kulture botërore të paqes”, zëvendësministrja Gashi foli për progresin e Republikës së Kosovës në avancimin e rolit të gruas dhe përfshirjen e saj në funksione drejtuese. Ajo, gjithashtu, vuri theksin në angazhimin e mëtejshëm për përmirësimin e pozitës së grave në të gjitha segmentet shoqërore, duke përfshirë përfaqësimin më të mirë të tyre, rritjen e barazisë gjinore, promovimin e paqes dhe sigurisë, gjithëpërfshirjen dhe diversitetin. Zëvendësministrja Gashi, po ashtu, përmendi qasjen unike dhe perspektivën që gratë sjellin në diplomaci, duke marrë parasysh fokusin në proceset dialoguese të pajtimit dhe adresimin e shkaqeve rrënjësore të konflikteve nëpër botë. Pjesëmarrja e tyre në diplomaci, shtoi znj. Gashi, mund të shërbejë si një burim i fuqishëm frymëzimi për brezat e ardhshëm të grave dhe të vajzave.

Për të ndërtuar një kulturë botërore të paqes, zëvendësministrja Gashi theksoi nevojën për të punuar më shumë për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Nga ky samit, ajo bëri thirrje që gratë të kenë mundësi më të mira për qasje në arsim, kujdes shëndetësor dhe mundësi ekonomike, për t’i thyer barrierat kulturore dhe shoqërore, në mënyrë që t’u mundësohet qasje në pozita drejtuese dhe zëri i tyre të dëgjohet në të gjitha proceset vendimmarrëse.

Në mbyllje të fjalës së saj, zëvendësministrja Gashi bëri thirrje që barazia gjinore dhe fuqizimi i grave në funksione drejtuese të mbështetet nga institucionet dhe shoqëria në përgjithësi.

Të pranishmit në konferencë vlerësuan pikëpamjet dhe perspektivën e saj për rolin e grave në ndërtimin e një kulture botërore të paqes.

Lajmet e tjera

|