Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi priti në takim ambasadoren jo rezidente të Estonisë në Kosovë znj. Jõesaar-Ruusalu

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi ka pritur sot në takim ambasadoren jo-rezidente të Estonisë në Kosovë, znj. Janne Jõesaar-Ruusalu.

Zëvendësministrja Gashi fillimisht e ka uruar ambasadoren znj. Jõesaar-Ruusalu për përgjegjësitë e reja si ambasadore dhe njëherë e falënderoi për mbështetjen e palëkundur që Estonia i ka dhënë dhe vazhdon ti jep Kosovës në fusha të ndryshme në nivelin vendor dhe ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, sidomos në fushën e sigurisë kibernetike, ku Kosova mund të mësoj shumë nga praktikat e Estonisë, mbështetjen e Estonisë në procesin e integrimit të Kosovës në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare.

Gjithashtu u diskutua edhe për rritjen e mundësive për shkëmbime në mes të të rinjve dhe studentëve nga Kosova dhe Estonia, por gjithashtu edhe mundësi për shkëmbime të përvojave në mes të njësive të burimeve njerëzore të ministrive të punëve të jashtme të Kosovës dhe Estonisë.

Takimi u përmbyll me vullnetin e dy palëve për intensifikim të marrëdhënieve dy-palëshe dhe thellim të bashkëpunimit për një partneritet të mirëfilltë në fushat me interes të përbashkët.

Lajmet e tjera

|