Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Katarit për Shqipëri, jo-rezident për Republikën e Kosovës, z. Ali Bin Hamad Al-Marri. Ambasadori Al-Marri në takim shoqërohej nga përfaqësuesit e Autoritetit Investues të Shtetit të Katarit, z.Mubarak Abdulaziz Al-Khulaifi dhe z. Ivan Dimov.
Temë kryesore në këtë takim ishte mundësia e investimeve të Katarit në Republikën e Kosovës si dhe fushat e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Zëvendësministrja Gashi falenderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Katarit i ka dhënë Republikës së Kosovës, si dhe mbështetjen e tyre për ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar.






Zëvendësministrja Gashi ka thënë se shteti i Kosovës është shumë i interesuar për të konkretizuar fushat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Katarit.
Sektorët e energjisë, agrokulturës e shëndetësisë ishin disa nga fushat që u diskutuan si mundësi konkrete për investime në Kosovë.
Në takim gjithashtu u bisedua edhe mundësia që shteti i Katarit të heq regjimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, duke e çuar kështu edhe një hap më tej thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike.
Ambasadori Hamad Al-Marri, duke e falënderuar zëvendësministren Gashi për pritjen, është zotuar se do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për investime dhe për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.