Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi, priti sot në takim deputeten nga Parlamenti i Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj

Ndaje këtë

Zëvendësministrja Gashi e vlerësoi vizitën e deputetes Lekaj Prljaskaj, duke e falënderuar për përkrahjen e parezervë që Kroacia po ofron për Kosovën.

Ndër të tjera, në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit të diplomacisë parlamentare, e cila u konsiderua tejet e rëndësishme për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.

Zëvendësministrja Gashi diskutoi me deputetën Lekaj Prljaskaj lidhur me hapat e ndërrmarrë dhe organizimin e Forumit të përbashkët ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë, që do të mbahet për herë të parë në Prishtinë.

Gjithashtu, zëvendësministrja Gashi theksoi se, përveç ekonomisë, bashkëpunimi do të rritet në fushat e interesit të dyanshëm ndërshtetëror, për të cilat Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e angazhuar ta vazhdojë me shumë përgjegjësi dhe përkushtim, për t’i konkretizuar të gjitha projektet në vazhdim.

Lajmet e tjera

|