Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi dhe zëvendësministri Dobruna zhvilluan një takim koordinues me Kolegjiumin për Diasporë

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, së bashku me zëvendësministrin për Zhvillim Rajonal, z. Agon Dobruna, kanë organizuar një takim koordinues me pjesëmarrësit e komunave të Kosovës që janë pjesë e Kolegjiumit për Diasporë. Takimi kishte fokus bashkëpunimin dhe zbatimin e programeve dhe aktiviteteve që ndërlidhen me angazhimin e diasporës në nivel lokal.

Në këtë takim, Zëvendësministrja Gashi ka theksuar rëndësinë e ndërlidhjes midis komunave dhe diasporës për zhvillimin e Kosovës. Ajo gjithashtu u shpreh se ky kolegjium do të jetë një forum i rëndësishëm për të trajtuar çështje që ndërlidhen me zbatimin e politikave për mërgatën në nivelin lokal. Gjatë diskutimeve, u trajtuan mundësitë për të ndërlidhur platformën e nivelit qëndror, “Shijo Kosovën”, me nivelin lokal, si dhe bashkëpunimi në kalendarin e përbashkët për aktivitete gjatë verës.

MPJD do të vazhdojë të punojë me komunat e Kosovës për të siguruar një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen dhe për të përmirësuar ndërveprimin midis diasporës dhe komunave në Kosovë.

Lajmet e tjera

|