Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi takon Ministren franceze Éléonore Caroit

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi, në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, u takua me znj. Éléonore Caroit, ministre të deleguar pranë ministrit francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, përgjegjëse për Frankofoninë, Partneritetet Ndërkombëtare dhe Shtetasit Francezë që jetojnë jashtë vendit.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Në fokus të diskutimeve ishin thellimi i bashkëpunimit dypalësh, përfshirë angazhimin në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe mbështetjen që Franca ka ofruar në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Zëvendësministrja Gashi vlerësoi lartë mbështetjen e Francës për Kosovën dhe rolin e saj si mike dhe partnere e qëndrueshme e vendit tonë. Ajo po ashtu shprehu mirënjohje për angazhimin e Francës në promovimin e diplomacisë feministe dhe përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse ndërkombëtare, derisa theksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në këtë hapsirë kulturore e gjuhësore.

Palët u pajtuan të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e Frankofonisë, zhvillimit dhe diplomacisë kulturore, në frymën e miqësisë dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

Zëvendësministrja Gashi gjatë këtij takimi u shoqërua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi.

Lajmet e tjera

|