Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi: URACult, urë kulturore që lidh Kosovën dhe botën

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga URACult, me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit të saj, një nga organizatat që ka luajtur rol thelbësor në promovimin e kulturës së Kosovës dhe Ballkanit në arenën ndërkombëtare.

Zëvendësministrja Gashi, derisa ka uruar URACult-in për shënimin e një dekade punë dhe arritje të treguara në misionin e tyre, e cilësoi këtë organizatë si një simbol të bashkëpunimit ndërkulturor, duke nënvizuar rëndësinë e artit si gjuhë universale që tejkalon kufijtë dhe dallimet.

“URACult ka dëshmuar fuqinë e artit për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe për të promovuar paqe e mirëkuptim. Përmes projekteve të saj të jashtëzakonshme, ajo ka ftuar botën të njohë bukurinë dhe kreativitetin e Kosovës dhe shteteve të tjera të Ballkanit, duke forcuar idenë se kultura është një thesar që u përket të gjithëve”, tha zëvendësministrja Gashi.

Derisa ka përmendur disa nga aktivitetet e suksesshme të kësaj organizate, zëvendësministrja Gashi falënderoi themeluesin dhe ekipin e URACult-it për rolin që ka luajtur, veçanërisht në mes të diasporës shqiptare në Gjermani dhe vendlindjes. “Me pasion, përkushtim dhe vizion, ju keni krijuar një platformë që lidh kultura, promovon vlera universale dhe ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për artin dhe kulturën tonë”, theksoi zëvendësministrja Gashi.

Zëvendësministrja Gashi e përmbylli fjalimin e saj duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për promovimin e artit dhe të kulturës së Kosovës.

Në përvjetorin e URACult-it, zv.ministrja ishte e shoqëruar nga ambasadori i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, dhe nga u.d.konsulli i përgjithshëm Behar Isma, nga Konsullata në Dusseldorf.

Lajmet e tjera

|