Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm me pjesëmarrës të Institutit Veror në Teach for Kosova

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Liza Gashi, ka zhvilluar një bashkëbisedim të frytshëm e interaktiv, me pjesëmarrësit e Instituti Veror që organizohet nga Teach For Kosova.

Instituti Veror, është program që synon të përgatisë të rinjtë rreth edukimit adekuat, zgjedhjes së profesionit, kontributit që ata mund të japin në shoqëri, si dhe të përgatiten për mësimdhënie.

Në këtë edicion, e që është i treti me radhë, zëvendësministrja Gashi ka folur rreth jetës në mes të dy kulturave, kthimit të saj në Kosovë, si dhe kontributin dhe angazhimin që ajo jep për afrimin e diasporës me vendin amë.  

Zëvendësministrja Gashi, duke folur për eksperiencën e krijuar ndër vite jashtë Kosovës, u ka thënë pjesëmarrësve se gjithmonë qëllimin e ka pasur që dijen dhe përvojën e fituar ta kthejë në Kosovë.

Gashi është shprehur e lumtur, që tani ka mundësinë që përmes pozitës së zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të lëvizë përpara politika që ndihmojnë integrimin e diasporës në vendlindjen e tyre, si dhe të hap dyer bashkëpunimi për të gjithë ata që duan, që përvojën e fituar në jashtë vendit, ta shfrytëzojnë në dobi të shtetit të tyre.

Në bashkëbisedimin me 20 ndjekësit e këtij Instituti, zëvendësministrja Gashi ka ndarë edhe projektet që ajo ka iniciuar tashmë në MPJD.

“Jemi në proces e sipër të draftimit të Ligjit dhe strategjisë për Diasporën, jemi duke punuar në disa programe që kanë për qëllim të krijojnë hapësira për angazhim të qytetarit diplomat”.

Po ashtu, Gashi shtoi se “MPJD shumë shpejt do të lansoj programin për followship në kuadër të kuadër të konceptit për diplomaci qytetare, si dhe lansimin e nismës “Karvani i Diasporës”.

“Të gjitha këto kanë një qëllim të përafërt, e që është t’i ndërlidhë profesionistët nga diaspora, të ndërtoj ura komunikimi në mes të qytetarëve brenda dhe jashtë, si dhe të krijoj mundësi të reja për angazhim në përmirësimin e imazhit të vendit”, ka thënë Gashi.

Duke i ‘u përgjigjur pyetje të pjesëmarrësve, zëvendësministrja Gashi i ka inkurajuar të gjithë të pranishmit që të punojnë fortë për ëndrrat e tyre, dhe të kenë kurajën për të bërë hapa të guximshëm në jetë.

Por mbi të gjitha “më e rëndësishmja është që të shfrytëzoni mundësitë që ju vijnë në jetë, të dini të krijoni besim e kontakte me njerëz, sepse ky është kapital më i madh se sa ai financiar’ ka thënë para pjesëmarrësve zëvendësministrja Gashi.

 


 

Lajmet e tjera

|