Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Liza Gashi e priti në takim ambasadoren e re jorezidente të Kolumbisë në Kosovë, Ligia Margarita Quessep Bitar

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, e priti ambasadoren e re jorezidente të Kolumbisë në Kosovë, znj. Ligia Margarita Quessep Bitar. Zëvendësministrja Gashi e uroi ambasadoren Bitar për misionin dhe përgjegjësinë e re, duke i shprehur mirëseardhje në vendin tonë dhe duke i uruar suksese gjatë mandatit të saj.

Një ndër temat e diskutimit ishte mundësia për nënshkrimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit për konsultime politike dhe bashkëpunim ndërmjet dy Akademive Diplomatike. Të dyja palët u dakorduan që të shtyhen përpara këto çështje. Temë tjetër ishte edhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kolumbisë në fushën e kulturës dhe në atë të arsimit, si mundësi e mirë për paraqitjen e vlerave të të dyja vendeve dhe për rritjen e prezencës së Kosovës në Kolumbi dhe anasjelltas.

Në fund, zëvendësministrja Gashi u shpreh mirënjohëse për përkrahjen e Kolumbisë karshi Kosovës lidhur me anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Po ashtu, kërkoi shqyrtimin e largimit të regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe krijimin e mundësisë për themelimin e grupeve parlamentare të miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja Bitar e falënderoi zëvendësministren Gashi për pritjen, duke u shprehur e hapur për të punuar bashkë në realizimin e temave të diskutuara në këtë takim.

Lajmet e tjera

|