Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

LEARN
ABOUT
KOSOVA

Si një nga shtetet më të reja në botë, Kosova ka shumë për të treguar që nga historia e lashtë, kultura e pasur e deri tek popullata e re dhe dinamike me të cilën karakterizohet ne ditët e sotme. Është një vend i vogël, por shumë i veçantë – vend i cili dhuron më së shumti yje të pop muzikës dhe xhudistë të artë olimpik për kokë banori!

Të dhëna të përgjithshme:

Kryeqyteti i Kosovës

Kryeqyteti i Kosovës është Prishtina.  Prishtina e së ardhmes është qytet me shërbime efikase e cilësore të cilat janë në funksion të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të saj. Qytet me planifikim urban e hapësinor të mirëfilltë, i cili e bën kryeqytetin qendër të sigurt për një jetë të begatshme socio-ekonomike, kulturore, arsimore, sportive dhe duke siguruar mirëqenie dhe cilësi të jetës për qytetarët e komunës së Prishtinës. 
Më shumë Më pak

Gjuha zyrtare

Gjuha zyrtare e folur në Kosovë është gjuha shqipe. Kosovarët përdorin gjuhën Shqipe për komunikim. Si gjuhë e dytë zyrtare është gjuha Serbe. Gjuha Turke, Rome dhe Boshnjake janë gjuhë të pakicave, që përfaqësojnë rreth 5% të popullatës. Ndërsa gjuha angleze është e folur nga popullsia në masë të gjerë, pasuar nga gjuha gjermane.
Më shumë Më pak

Monedha Zyrtare

Euro është monedha zyrtare e përdorur në Kosovë. Shumë prej vendeve përkrahin edhe pagesat me kredit kartela. Euro është valuta zyrtare e Kosovës kësisoji, investitorët nuk janë subjekt i rreziqeve që shkaktohen nga shkëmbimet e valutës. Euro siguron përparësi të jashtzakonshme për vendin krahasuar me vendet tjera në rajon, duke e bërë Kosovës më atraktive për investime të huaja duke u siguruar për stabilitet financiar dhe makroekonomik.

Më shumë Më pak

Klima

Klima në Kosovë është klimë kontinentale, që rezulton në verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë. Për shkak të lartësive mbidetare jo të barabarta në vende të ndryshme në Kosovë, ka dallime të temperaturës dhe të reshjeve. Dhjetori dhe janari janë muajt më të ftohtë, ndërsa korriku dhe gushti janë muajt më të nxehtë të vitit. Mes nëntorit dhe marsit mund të priten edhe reshje bore.
Më shumë Më pak

Popullsia

Sipas statistikave të agjencionit të statistikave të Kosovës në fillim të vitit 2019 Kosova ka pasur gjithsej 1,795,666  banorë. Qyteti i Prishtinës është qyteti më i banuar me gjithsej 214,688 banorë. Sipas regjistrimit të agjencionit të statistikave të Kosovës në vitin 2011 Kosova është e banuar nga 92.9% shqiptarë, 1.5% serb, 1.1% turk , 1.6% boshnjak, 0.9% ashkali, 0.7% egjiptian, 0.6% goran, 0.5% rom dhe 0.1% të tjerë.    
Më shumë Më pak

Monedha Zyrtare

Euro është monedha zyrtare e përdorur në Kosovë. Shumë prej vendeve përkrahin edhe pagesat me kredit kartela. Euro është valuta zyrtare e Kosovës kësisoji, investitorët nuk janë subjekt i rreziqeve që shkaktohen nga shkëmbimet e valutës. Euro siguron përparësi të jashtzakonshme për vendin krahasuar me vendet tjera në rajon, duke e bërë Kosovës më atraktive për investime të huaja duke u siguruar për stabilitet financiar dhe makroekonomik.

Më shumë Më pak

Festat zyrtare dhe pushimet

Festat zyrtare në pajtim me nenin 2 të Ligjit nr. 03/L-064, për festat zyrtare në Republikën  e Kosovës, klikoni linkun e mëposhtëm:

Klikoni këtu

Shëndetësia dhe sigurimi

Ekzistojnë shtatë spitale rajonale të vendosura në qytetet më të mëdha të Kosovës. Për më tepër, këto janë të mbështetura nga qendrat shëndetësore në secilën prej 38 komunave të vendit. Përveç sistemit publik shëndetësor, në Kosovë ka spitale të shumta private. Barnatoret e furnizuara mirë mund të gjenden në çdo qytet, në tërë Kosovën, disa prej tyre janë të hapura 24 orë.

Për të lexuar më shumë rreth sigurimeve dhe shëndetsisë:

Më shumë Më pak

Thirrja emergjente

Linjat emergjente në Kosovë janë këto:

112 - Linja Emergjente
192 - Policia
194 - Ndihma e shpejtë

Po kërkoni diçka tjetër?

Search

Kontakti i përgjithshëm