Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës
WBF – Fondi për Ballkanin Perëndimor
Ballina › Lista e Njohjeve › WBF
Fondi i Ballkanit Perëndimor, një organizatë rajonale e themeluar nga ministritë e Jashtme të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, është një mekanizëm unik rajonal, me qëllim të promovimit të zhvillimit të bashkëpunimit më të ngushtë dhe fuqizimit të lidhjeve mes tyre.
Synimet e fondit ndiqen nëpërmjet mbështetjes financiare të aktiviteteve në çfarëdo fushe e cila kontribuon në bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndër rajonal në fuqizimin e kohezionit rajonal, në veçanti në fushat e zhvillimit të bashkëpunimit kulturor, zhvillimit të shkëmbimeve shkencore, hulumtimit dhe bashkëpunimit në fushën e edukimit, promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të të rinjve, bashkëpunimit ndërkufitar, mediave, integrimit evropian dhe gjinisë si çështje të ndërlidhura.
Fondi për Ballkanin Perëndimor (WBF) është krijuar me qëllim të promovimit të zhvillimit të bashkëpunimit më të ngushtë dhe fuqizimit të lidhjeve në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimit në Bashkimin Evropian dhe prezantimin e përbashkët të WBF-së tek vendet e treta.
Po kërkoni diçka tjetër?
Kontakti i përgjithshëm
Republika e Kosovës – Qeveria
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ndërtesa e Ministrisë, Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.