529 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Departamenti për Planifikim të Politikave

Departamenti për Planifikim të Politikave (DPP):
 

  • Ndihmon në formulimin e interesave shtetërore të Kosovës;
  • Ndihmon në përkufizimin e vizionit, misionit, vlerave, strategjisë, dhe objektivave të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës;
  • Ndihmon në hartimin e fjalimeve, shënimeve, qëndrimeve ose formave të tjera të deklaratave dhe pikëpamjeve të Ministrisë;
  • Kryen hulumtim dhe planifikim strategjik afatgjatë për zbatimin e politikëssë jashtme në pajtim me kompetencat e Ministrisë;
  • Bashkërendon ndërlidhjen me institucionet shtetërore, OJQ-të, botën akademike, qytetarët, dhe aktorët e tjerë;
  • Udhëheqë projekte ose çështje të posaçme politike/diplomatike të caktuara nga Ministri;
  • Parashtron çështje/probleme tëçështjeve ndërkombëtare që janë të rëndësishme për interesat e Republikës së Kosovës dhe, mbështetur në to, ofron mendimet dhe këshillat e nevojshme;
  • Vlerëson, plotëson, dhe përmirëson politikën e jashtme të Kosovës;
  • Shërben si burim i analizave të politikës së jashtme dhe trendeve globale.

Drejtor: Skender Durmishi
Tel: 038 200 77501
Email: skender.durmishi@rks-gov.net