560 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm

Zv.Drejtori i Përgjithshëm:

  • Me kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm, bashkërendon detyrat dhe punët e Departamenteve politike brenda MPJ-së;
  • Sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm, lehtëson komunikimin në mes të Ambasadave dhe misioneve të tjera diplomatike me Ministrinë e Punëve të Jashtme;
  • Siguron menaxhimin ditor të njësive, duke respektuar prioritetet e çështjeve kryesore si dhe duke u siguruar që këto prioritete iu nënshtrohen veprimeve të shpejta dhe efikase;
  • Mbikëqyrë dhe raporton për punën e këshillave nga lëmitë e njësive vartëse të Drejtorisë së Përgjithshme;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në bashkëpunim me këshilltarët politikë, rreth pikave kryesore për Ministrin;
  • Krijon raporte bashkëpunimi me përfaqësuesit e qeverive të huaja në Kosovë dhe jashtë vendit, me organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të;
  • Përfaqëson Kosovën, sipas kërkesës, në takime ndërkombëtare, pas aprovimit nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Udhëheqë me Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Kryen edhe dertyra të tjera që lidhen me vendin e punës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.  


Zv.Drejtor i Përgjithshëm, Ambasador Astrit Zemaj
Email: astrit.zemaj@rks-gov.net
Tel: 038 200 77 022