491 - Politika | Ministria e Puneve te Jashtme

Kosova synon forma të ndryshme të bashkëpunimit me Amerikën Latine

Prishtinë, 27 shtator 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Kosovë dhe ambasadat e Britanisë së Madhe dhe të Norvegjisë, kanë bërë studime për raportet e disa shteteve të Amerikës Latine me Kosovën.   Përfaqësuesit nga Brazili, dhe Uruguai kanë qëndruar në Kosovë vitin e shkuar, për t’u njohur me vendin nga afër, kurse përfaqësuesi i Kilit erdhi në Kosovë për herë të parë. Drejtoresha e Këshillit Britanik, Arjeta Emra, hapi punimet duke i përshëndetur të pranishmit, dhe ...

Përmbyllja e javës së parë të shkollës verore me temë “Feja dhe Politika e Jashtme”

Prishtinë, 12 gusht 2013 - Programi veror me temë “Feja dhe Politika e Jashtme: Shqyrtimi i rolit të fesë në transformimin konfliktuoz dhe post-konfliktuoz”, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Fondacioni i Besimit Tony Blair, Universiteti i Prishtinës, dhe i implementuar nga Balkan Institute, ka shënuar përmbylljen e javës së parë. Pas hapjes së programit nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Dr. Ivo Banac, Dr. Obrad Savic dhe ambasadori Zamir Akram kanë mbajtur ligjërata për tema të ndryshme para studentëve nga e gjithë bota.  Dr. Banac i ka pajisur studentët me një kuptim të thellë të historisë s&...

Kosova, nikoqire e programit inovativ veror për fenë dhe politikën e jashtme

Prishtinë, 5 gusht 2013 - Fondacioni i Besimit Tony Blair Faith Foundation dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Balkan Institute dhe Universitetin e Prishtinës sot nisin një program veror dy-javor mbi “Fenë dhe politikën e jashtme: Shqyrtimi i rolit të fesë në transformimin konfliktuoz dhe post-konfliktuoz”, prej 5-17 gusht. Programi mirëpret 26 pjesëmarrës nga 15 shtete, duke përfshirë edhe vendet e largëta si Maroku, Kina dhe Ukraina. Ekspertë të njohur do të ligjërojnë në kuadër të një programi të larmishëm që mbulon tema si feja në kontekstin e rindërtimit post-konfliktuoz dhe rolin e fesë, ...

Selimi: MPJ fokus të veçant në diplomacinë publike dhe digjitale

Prishtinë, 30 korrik 2013 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka mbajtur të martën një ligjëratë për diplomacinë publike dhe digjitale para studentëve ndërkombëtarë dhe kosovarë të Universitetit Veror të Prishtinës.   Gjatë ligjëratës, zëvendësministri Selimi ka prezantuar angazhimin e fuqishëm dhe rezultatet konkrete në diplomacinë publike, me theks të veçantë përmes aplikimit të suksesshëm të diplomacisë digjitale.  Selimi foli për projektet konkrete si dhe për disa të arritura specifike e vlerësime të rëndësishme ...

Zhvilloi punimet Konferenca për Diplomaci Publike dhe Bashkëpunim Ndërkufitar

Prishtinë, 4 prill 2013 – Organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, sot në Prishtinë ka zhvilluar punimet Konferenca për Diplomaci Publike dhe Bashkëpunim Ndërkufitar. Në konferencë kanë marrë pjesë udhëheqës të institucioneve të Republikës së Kosovës,  përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe të Foreign Office të Mbretërisë së Bashkuar, diplomatë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e jetës akademike.  Punimet e Konferencës janë hapur nga kryeministri i Republikës së ...

MPJ organizon vizitën e deputetëve kosovarë në Sllovaki

Prishtinë, 5 mars 2013 – Sot, për në Bratislavë të Sllovakisë u nisën një grup prej 12 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një vizitë zyrtare të organizuar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën e Austrisë si dhe Këshillin Britanik. Vizita është organizuar në kuadër të projektit “KS Talks EU” që synon rritjen e interaksionit në diplomaci publike, kulturore dhe parlamentare të institucioneve, aktivistëve dhe shoqërisë civilë kosovare me shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. ...

Sot në Prishtinë nis Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”

Prishtinë, 8 nëntor 2012 – Sot, (E enjte, 8 nëntor 2012) në Prishtinë fillon punimet Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë Britanike dhe asaj Norvegjeze si dhe të Këshillit Britanik në Kosovë. Punimet e Konferencës fillojnë në ora 15:30 në Hotel Swiss Diamond, në Prishtinë. Mirëpo, paraprakisht, sot, e enjte, në ora 11:00 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, në Sallën P-32, zhvillohet një konferencë për medie, ...

Nesër në Prishtinë nis Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”

Prishtinë, 7 nëntor 2012 – Nesër, (E enjte, 8 nëntor 2012) në Prishtinë fillon punimet Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë Britanike dhe asaj Norvegjeze si dhe të Këshillit Britanik në Kosovë.   Punimet e Konferencës fillojnë në ora 15:30 në Hotel Swiss Diamond, në Prishtinë. Mirëpo, paraprakisht, të enjten, në ora 11:00 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, në Sallën P-32, zhvillohet një konferencë p&...

Mbi 100 pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “Germia Hill”

Prishtinë, 6 nëntor 2012 – Nga data 8 deri më 10 nëntor 2012 në Prishtinë zhvillon punimet Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.   Pjesëmarrës këtë vit do të jenë organizatat më prestigjioze të politikës së jashtme nga bota si Atlantic Council, Hoover Institute, Brookings Institutions, TransAtlantic Institute, ICG, SAIS, Chatham House, CSF. Mbi 100 diplomatë, editorë, ekspertë të politikës së jashtme nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Afrika, do të takohen në edicionin e dytë të Konferenc&...

Thaçi: Kosova dhe rajoni kanë ende nevojë për SHBA-në

Uashington, 4 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka mbajtur një ligjëratë në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington para një audience të akademikëve, studentëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë amerikanë. Në prezantimin e tij, zëvendëskryeministri dhe ministri Jashtëm Thaçi foli për të arriturat dhe sfidat e Kosovës si dhe aspiratat e ...

Zëvendëskryeministri Thaçi urohet nga Presidenti Obama dhe sekretari Kerry

Prishtinë, 26 janar 2014 – Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka pranuar të hënën urimet për Vitin e Ri 2015, nga Presidenti Barak Obama dhe familja e tij si dhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.   “Me kënaqësi i pranova urimet për Vitin e Ri 2015 nga Presidenti Obama dhe familja e tij si edhe nga Sekretari Kerry.  Fjalët mbështetëse për mua dhe për shtetin tonë janë konfirmim i miqësisë dhe përkrahjes jetike që Kosova merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe përgjegjësi për neve që t’i ...

Zevendësministri Selimi hapi konferencën për diplomaci kulturore

Prishtinë, 28 tetor 2013 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, hapi sot konferencën me temë “Roli i kulturës në bashkëpunimin rajonal, promovimi i Ferizajt”. Kjo konferencë, punimet e së cilës organizohen në kuadër të projektit “Promovimi i rajonit të Ferizajt si qendër e ndërveprimit rajonal”, e mbajtur në Prishtinë, u organizua nga organizata joqeveritare “Etika” me seli në Ferizaj. Konferenca njëherit shënoi përmbylljen e programit treditor për projektin në fjalë.   Konferenca është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës s&...