554 - Politika | Ministria e Puneve te Jashtme

RCC – Këshilli për Bashkëpunim Rajonal


Kosova i është bashkuar RCC-së në vitin 2013, me anë të një vendimi të Bordit duke qenë në këtë organizatë e barabartë me pjesëmarrësit tjerë rajonal dhe duke respektuar të gjitha parimet e gjithë përfshirjes. 

RCC-ja është organizatë e rëndësishme rajonale, e cila i shërben bashkëpunimit rajonal dhe integrimit euroatlantik të Evropës Juglindore, për të nxitur zhvillimin në rajon për të mirën e popujve të saj.   

Fillimisht si pasardhëse e Paktit të Stabilitetit për EJL, është krijuar për të mbuluar bashkëpunimin rajonal në sektorët siç janë ekonomia dhe zhvillimi social, energjia dhe infrastruktura, zhvillimi i kapitalit njerëzor, drejtësia, punët e brendshme dhe bashkëpunimi parlamentar si dimension gjithëpërfshirës. 

Tani e koordinon gjithashtu Planin e Veprimit Shumëvjeçar për Zonën Ekonomike Rajonale (MAP REA) i miratuar nga gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor më 12 korrik 2017 në Samitin e Triestes, në kuadër të procesit të Berlinit.  Si dhe nga Samiti i kaluar i Procesit te Berlinit udhëheq me agjendën e saj në vazhdim të quajtur Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM).

RCC-ja po ashtu shërben si Seekretariat i SEECP-së dhe pjesëmarrësit e saj  përfshijnë të gjitha vendet e EJL-së, Bashkimin Evropian dhe disa shtete anëtare të BE-së. 

Sekretariati i RCC-së ndodhet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe ka poashtu edhe një zyre ndërlidhëse në Bruksel. 
(Më shumë informata mund të gjinden në www.rcc.int)