Përgjegjësitë kryesore
Mbështet ministrin në punën e tij;
Siguron koordinimin e hartimit të politikave në ministrinë përkatëse;
Siguron zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit, të politikave dhe të vendimeve të ministrit;
Siguron drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e të gjithë sistemit ministror;
Siguron bashkëpunimin me ministri të tjera dhe institucionet, si dhe me agjencitë e pavarura;
Vendos për administrimin e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore, të sistemit ministror, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
Çdo përgjegjësi tjetër, që i caktohet me ligj apo të deleguar shprehimisht nga ministri.
Sekretari i Përgjithshëm mbështetet nga stafi profesional dhe mbështetës.