3778 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli në audiencë te Ati i Shenjtë

Vatikan, 16 dhjetor 2019 - Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, bashkë me bashkëshorten e tij Masha, të hënën është pritur në një audiencē në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

“Ishte nder dhe privilegj të përfaqësoj Republikën e Kosovës, sot tek Papa Françesku. Gjatë diskutimeve të përzemërta, ne evokuam marrëdhëniet e mira tradicionale dhe kontributin e Selisë së Shenjtë në Kosovë gjatë historisë sonë të trazuar dhe përballë sfidave të tanishme socio-ekonomike”, ka potencuar ministri Pacolli.

Pacolli në emër të popullit të Kosovës ka shprehur vlerësimin për mbështetjen e Papa Françeskut ndaj Kosovës.

“Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe, tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve”, shtoi ministri.

Ministri Pacolli ka thënë se Kosova ëshët e bekuar me miqtë e saj dhe se është shumë e nderuar për vëmendjen që i jep Papa Françesku.

Foto Galeria