3889 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova “njihet” nga Apple, shërbimet e saj në dispozicion të klientëve

Cupertino, California, 22 prill 2020 – Apple njoftoi të mërkurën se klientët nga 20 vende të tjera të botës, në mesin e tyre edhe nga Kosova, nga sot mund të gëzojnë shërbimet më të njohura të saj, si App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud.

Vendet evropiane që u “njohën” nga Apple, përveç Kosovës, ishin edhe Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Gjeorgjia.

"Jemi të kënaqur që nga sot, si kurrë më parë, mund t’ju ofrojmë shërbimet tona më të dashura shumë klientëve anë e mbanë botës”, tha Oliver Schusser, nënpresidenti i kompanisë Apple.

"Shpresojmë që klientët tanë të zbulojnë aplikacionet, lojërat, muzikën dhe podcast-et e tyre të preferuara, derisa neve vazhdojmë të festojmë me krijuesit, artistët dhe zhvilluesit më të mirë në botë”, tha ai.

App Store, që tani është i pranishme në 175 vende të botës, është tregu më i sigurt dhe më i gjallë i aplikacioneve, me mbi gjysmë miliardë njerëz që e vizitojnë çdo javë. Është vendi më i mirë që përdoruesit të zbulojnë aplikacione të reja dhe lejojnë zhvilluesit e aplikacionet, të të gjitha madhësive, t’i shpërndajnë ato te klientët në të gjithë botën.

App Store përmban shumë mënyra dhe mundësi për zhvilluesit e interesuar që të ndërtojnë bizneset e tyre, dhe që kur u themelua në vitin 2008, janë krijuar shumë aplikacione inovative me ndikim edhe në ndryshimin e kulturës dhe jetesës së njerëzve.

Foto Galeria