3890 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Një fitore tjetër diplomatike që rezulton me pavarësinë energjetike të Kosovës

Prishtinë, prill 2020 - Pas një përpjekjeje shumëvjeçare diplomatike, Operatorët e Sistemeve të Transmisionit të Evropës kanë votuar marrëveshjen e kyçjes me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT).

Me këtë marrëveshje KOSTT merr obligimet dhe të drejtat e barabarta me operatorët e tjerë të Evropës.

Kjo marrëveshje mundëson operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky është një sukses i rëndësishëm për ekonominë dhe energjinë elektrike në vendin tonë.

Falënderime të përzemërta të gjithë operatorëve evropianë që votuan në mbështetje të Kosovës!

Foto Galeria