3923 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla: Italia është zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Prishtinë, 23 qershor 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, të martën priti në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, z.Nicola Orlando.  

Në këtë takim të përzemërt, Ministrja  Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen për kontributin e Italisë që nga fillet e ndërtimit të shtetit të Kosovës, dhe për prezencën e trupave italiane të KFOR-it, si kontribuues të stabilitetit dhe paqes rajonale.

Kryediplomatja e Kosovës falënderoi z.Orlando për zërin e fuqishëm të Italisë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, dhe njëherësh u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, strategjik e politik në mes të të dyja vendeve.

Foto Galeria