3924 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Takimi me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, kërkohet të përfundojë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën 

Bruksel, 25 qershor 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, takuan të enjten në Bruksel kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z.David McAllister.

Duke e falënderuar z.McAllister dhe Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhënë  agjendës së liberalizmit të vizave, delegacioni i Republikës së Kosovës theksoi se ky proces i tejzgjatur dhe i vonuar tashmë, ka dëmtuar kredibilitetin e Bashkimit Evropian, dhe se duhet të përfundojë sa më shpejtë.

Po ashtu, edhe në këtë takim, është konfirmuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të intensifikojnë dhe operacionalizojnë reformat në funksion të avancimit të integrimit evropian të Kosovës. 

Foto Galeria