3930 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla takoi ambasadoren franceze, rithekson nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave

Prishtinë, 29 qershor 2020 – Kosova dhe Franca kanë raporte të ndërtuara mbi parimet demokratike dhe bashkëpunuese, që e bëjnë shtetin francez një prej aleatëve tanë në proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit.

Kështu tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në takim që pati të hënën me ambasadoren e Francës në Prishtinë, znj. Marie Christine Butel. 

Kryediplomatja e Kosovës theksoi nevojën urgjente dhe padrejtësisht të tejzgjatur të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave. 

Po ashtu, Ministrja, edhe në këtë takim ritheksoi gatishmërinë e Qeverisë për dialog me Serbinë, duke respektuar parimet e paprekshmërisë së kufijve ekzistues, ruajtjen e rendit kushtetues dhe karakterit unitar të Kosovës.

Foto Galeria