3959 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Dua Lipa sapo la pas të gjitha artistet botërore

Prishtinë, 14 korrik  2020  - Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka ndarë në Instastory lajmin e madh me fansat se kënga e saj “Don’t start now”, ka arritur mbi 1 miliardë klikime.

“Ju dua shumë. Jam shumë e lumtur që ia dolëm të gjithë së bashku”, ka shkruar ajo.

Më 28 qershor bëri bujë lajmi që “IDGAF”, kënga e fundit nga albumin i saj debutues tejkaloi shifrën e 1 miliard klikimeve në Spotify, duke e bërë 24-vjeçaren artisten e vetme femër me 3 këngë me mbi 1 miliard klikime: “Neë Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”.

Mirëpo, aso kohe u tha se ky rekord mund të thyhet së shpejt, kjo pasi edhe kënga “Don’t start noë” ishte afër mbërritjes së 1 miliard klikimeve. Dhe si duket ky sukses nuk ka vonuar shumë.

Së shpejti, Dua Lipa do të fillojë punën për një këngë të re për albumin dhe sipas thashethemeve pjesë e saj do jetë edhe i dashuri i këngëtares, Anwar Hadid.

Ndërkohë, para ditësh ditësh Dua ka publikuar edhe videoklipin e ri “Hallucinate” pjesë e albumit të saj “Future nostalgia”, që po bën namin.

Burimi: https://www.kultplus.com/muzika/dua-lipa-sapo-la-pas-te-gjitha-artistet-boterore/

 

 

Foto Galeria