3979 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla bisedoi me homologun nga Lituania, thotë se dialogu Kosovë - Serbi duhet të finalizohet me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues


Prishtinë, 27 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, të hënën zhvilloi një bisedë shumë konstruktive me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevičius.

“E falënderova për përkrahjen e Lituanisë, si njohëse e hershme e Pavarësisë së Kosovës dhe përkrahëse e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, tha Ministrja Haradinaj - Stublla.

Gjatë kësaj bisede me homolohun e saj lituanez, kryediplomatja Haradinaj – Stublla ka theksuar po ashtu se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të përmbyllet, dhe se dialogu Kosovë-Serbi duhet të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

 

 

Foto Galeria