3980 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla bisedoi me Ambasadoren e Suedisë, theksohet nevoja për intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe

Prishtinë, 28 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, të martën ka zhvilluar një videokonferencë me Ambasadoren e Suedisë në Prishtinë, Karin Hernmarck Ahliny.

Me këtë rast, Ministrja Haradinaj – Stublla ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për Suedinë dhe rolin që ky shtet mik ka treguar në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.  

“Përveç bisedimeve për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, theksuam nevojën e thellimit dhe të intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, në të gjitha dimensionet”, tha kryediplomatja e Kosovës.


 

Foto Galeria