3981 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj - Stublla bisedoi me homologun nga Kuvajti, shtrohet nevoja për thellimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët

Prishtinë, 28 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla, të martën zhvilloi një videokonferencë përmbajtësore me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser al-Mohammad Al Sabah.

Gjatë kësaj videokonference është biseduar për zhvillimet politike në vend e rajon, dhe në veçanti për raportet bilaterale midis dy vendeve.

 

“Biseduam për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kuvajtit, duke konfirmuar nevojën për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.

 

Foto Galeria