4047 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj Stublla uron popullin e Kosta Rikës për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Kosta Rikës me rastin e 199 vjetorit të pavarësisë.

Në Ditën e Pavarësisë së Kosta Rikës, Kyrediplomatja e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj për thellimin dhe amvancimin e bashkëpunimit bilateral midis dy shteteve, në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Kosta Rika është njëra ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ditën e shpalljes së saj, më 17 shkurt 2008. Ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe këtij shteti të Amerikës Qendrore, janë vëndosur me 23 Shtator 2013.

Foto Galeria