4073 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Maltës për Ditën Kombëtare

Prishtinë, 21 shtator 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka shprehur urime të përzemërta për Ditën Kombëtare të Maltës.

 

Duke kujtuar se Malta është një ndër shtetet e para që ka formalizuar pavarësinë e Republikës së Kosovës, kryediplomatja Haradinaj-Stublla, ka theksuar se të dyja shtetet do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin bilateral ndërmjet tyre.

 

Pavarësia e Republikës së Kosovës është pranuar nga Malta me 22 gusht 2008, ndërsa kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me 22 shtator 2011.

Foto Galeria