4076 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Haradinaj Stublla takon ambasadorin gjerman, një grup ekspertesh mjekësor gjerman nga Instituti Robert Koch dhe OBSh vijnë në Kosovë për ndihmë me Covid 19

Prishtinë, 21 shtator 2020 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde.

 

Haradinaj Stublla e ka falenderuar ambasadorin Rohde për ndihmën që ky shtet do ti jap Kosovës, duke dërguar një  delegacion të përbashkët të OBSh-së dhe Gjermanisë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

 

“Prita sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

E falënderova z.Rohde dhe shtetin gjerman që pas shkëmbimit të letrave mes Ministrive tona, një delegacion i përbashkët Gjermani/OBSh i ekspertëve mjekësor nga Instituti Robert Koch, GOARN dhe EMT do qëndrojnë në Kosovë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.”, ka thënë ministrja Haradinaj Stublla.

 

Kryediplomatja ka falenderuar gjithashtu shtetin gjerman edhe për rolin konstruktiv të saj, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

“Falënderova Gjermaninë për rolin e saj konstruktiv në udhëheqjen e orientimit strategjik të BE-së, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.”, ka përfunduar shefja e diplomacisë kosovare.

Foto Galeria