4080 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kryediplomatja Haradinaj Stublla priti në takim njoftues Ambasadorin Bencze, falënderon Hungarinë për mbështetje ndaj Kosovës dhe thekson nevojën e thellimit të marrëdhënieve ndërshtetërore

Prishtinë, 22 shtator 2020 – Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të martën ka pritur në një takim njoftues Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen e madhe që shteti hungarez ka dhënë për proceset shtetndërtuese, dhe sidomos në përkrahjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në fusha të interesit të përbashkët, në veçanti në bashkëpunim ekonomik”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.


 

Foto Galeria