4203 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Omanit për Ditën Kombëtare


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Sulltanatit të Omanit, me rastin e Ditës Kombëtare.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për popullin e Omanit, shtet ky që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 4 shkurt të vitit 2011.

Me këtë rast, Kryediplomatja e Kosovës është shprehur e gatshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në të gjitha fushat me interes për popujt e të dyja vendeve.

 

Foto Galeria