4223 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron Republikën e Afrikës Qendrore për Ditën Kombëtare


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe institucionet e Republikës së Afrikës Qendrore me rastin e Ditës Kombëtare.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet afrikan, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 22 korrik të vitit 2011.

Me këtë rast, Kryediplomatja ka shprehur gatishmërinë e saj edhe për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Republikës së Afrikës Qendrore, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Foto Galeria