4265 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla e filloi vizitën zyrtare në Turqi me vendosjen e një kurore lulesh te Mauzoleu i Presidentit Ataturk

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, paraditën e sotme e filloi vizitën zyrtare në Ankara, me vendosjen e një kurore lulesh tek Mauzoleu i Presidentit të parë të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk, në Anitkabir.

Në shënimin protokollar në Librin e Kujtimeve, shefja e diplomacisë kosovare shprehu respektin e thellë për trashëgiminë shtetërore dhe vizionin largpamës të  Presidentit Ataturk, që edhe sot frymëzon marrëdhënie të afërta midis Kosovës dhe Turqisë.

Vizita zyrtare e Kryediplomates Haradinaj-Stublla në Ankara, me ftesë të homologut të saj, z.Mevlüt Çavuşoğlu, rikonfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy popujve, si dhe synon thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral Kosovë - Turqi.

Foto Galeria