4270 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron për detyrën e re Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla  ka uruar znj. Olta Xhaçka, me rastin e marrjes së detyrës së re si Ministre për Evropë dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.

 

Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se beson në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë.

 

“Pres vazhdimin e bashkëpunimin për forcimin e kauzës kombëtare në rajon, si dhe intensifikimin e koordinimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, drejt rrugës për integrimin e plotë Euro-Atlantik të shteteve tona” u shpreh Krye-diplomatja Kosovare.

Foto Galeria