Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla zhvilloi sot, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, z.Khaled Al-Shami.
Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu falënderimin e saj për pozicionin e palëkundër të Kuvajit ndaj sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës.
Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sigurisë, ku priitjet janë të larta që avancimi i këtij bashkëpunimi me Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndodhë shpejtë.
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe z.Al-Shami diskutuan gjithashtu për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Kuvajtit, si dhe shkëmbimin e Ambasadave përkatëse në vendet respektive, në Prishtinë dhe Kuvajt City.
I Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, z.Khaled Al-Shami, nga ana e tij, vlerësoi raportet e mira të bashkëpunimit mes dy shteteve. Ai gjithashtu shprehu nevojën e intensifikimit të angazhimit të përbashkët për finalizimin marrëveshjeve me interes të ndërsjellë.