4290 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron shtetin Nauru për Ditën Kombëtare

31 Janar 2021

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Republikës së Nauros, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare.
 

Në urimin drejtuar homologut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, z.Lionel Aingimea, i cili njëherësh është edhe President i Republikës, Ministrja Haradinaj-Stublla ka uruar mirëqenie, paqe, shëndet dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin miqësor Nauruan.

“Unë jam e bindur se lidhjet e miqësisë të cilat ekzistojnë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Nauros, do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen në të mirë të popujve tanë në vitet në vazhdim, dhe jam e përkushtuar për të zgjeruar bashkëpunimin tonë dypalësh”, është shprehur shefja e diplomacisë kosovare.  


Republika e Nauros, shtet në Paqësor, e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më datën 23 prill 2008, dhe të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve.

Foto Galeria