4294 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla: “Zgjoi” është e vërteta e Kosovës


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, i është gëzuar suksesit të filmit artistik “Zgjoi” / “Hive”, i cili bëri mbrëmë historinë duke fituar tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.

Ministrja Haradinja-Stublla tha se suksesi i filmit “Zgjoi” është ndër arritjet më të mëdha ndërkombëtare të kulturës dhe filmit kosovar.

“Zgjoi’ është e vërteta e Kosovës, një histori prekëse e grave të Krushës së Madhe, që rindërtuan jetën e tyre mbi dhimbjen. Këtë histori të vërtetë të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë, bota edhe pas 21 vitesh ka nevojë ta dëgjojë e ta rikujtojë”.

Shefja e diplomacisë kosovare ka falënderuar komunitetin e jashtëzakonshëm artistik e kulturor të Republikës së Kosovës, të cilët gjithmonë arrijnë të promovojnë Kosovën në botë, në të shumtën e herave me vetëiniciativë.

“Për arritjen e mbrëmshme përgëzoj veçanërisht regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e saj fantastik”.

Foto Galeria