4296 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Hyn në fuqi marrëveshja për nxitjen e investimeve në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës


Marrëveshja për  ‘Nxitjen e Investimeve’ në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka hyrë në fuqi më 03 shkurt 2021.

Marrëveshja është nënshkruar me datë 31 Dhjetor 2020, në pajtim me nenin 20 paragrafin 3 të Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare 04/L-052.

Marrëveshja e theksuar më lartë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe mund ta gjeni në linkun në vijim: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=36881

Foto Galeria