4297 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Zelandës së Re për Ditën Kombëtare

6 shkurt 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj.Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Zelandës së Re, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare.

Në urimin që i ka dërguar Ministres së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, Znj.Nanaia Mahuta, Ministrja Haradinaj-Stublla falënderon homologen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të saj për Kosovën.

“Zelanda e Re dhe Republika e Kosovës ndajnë një marrëdhënie të veçantë, të lidhur me besimin, miqësinë dhe vlerat e përbashkëta që mbështesin demokracinë, dhe unë jam e bindur që marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen për të mirën e popujve tanë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, thuhet në urimin e Ministres Haradinaj-Stublla.

Shteti ishullor në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, Zelanda e Re, e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 9 nëntor 2009, dhe të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve.

 

Foto Galeria