4299 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla, thirrje diasporës si të votojnë me postë (Video)

8 Shkurt 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një video-mesazhi, u ka bërë thirrje qytetarëve tanë që jetojnë e veprojnë në diasporë që të dërgojnë pa vonesë votën e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

“Diasporë e dashur, koha që ju të dërgoni në vend vullnetin tuaj të shprehur përmes votës është afër përfundimit. Që ky vullnet të bëhet pjesë e rezultatit zgjedhor ju duhet pa vonesa ta dërgoni përmes postës votën tuaj në KQZ”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare, përmes këtij video-mesazhi ka shpjeguar hapat që duhet të ndjekin qytetarët nga diaspora për ta jetësuar vullnetin e tyre të shprehur me votë.

“Bashkë na priftë e mbara”!

Foto Galeria