4303 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin japonez për Ditën Kombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj.Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Japonisë me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare, që njihet edhe si Dita Kombëtare e Themelimit.

Në urimin e dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë, z.Motegi Toshimitsu, Ministrja Haradinaj-Stublla ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë shtetit të Kosovës.   

“Japonia është një nga aleatët tanë më të fortë në Azinë Lindore, prandaj  jam e bindur se marrëdhënit tona të veçanta, të lidhura me mirëkuptim, besim dhe miqësi, do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen edhe më shumë midis dy popujve tanë, në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, thuhet në urimin e Ministres Haradinaj-Stublla.

Me këtë rast, ndërsa jemi ende duke luftuar pandeminë, shefja e diplomacisë kosovare ka shprehur edhe njëherë mirënjohjen e saj për donacionet që Qeveria bujare e Japonisë i ka dhënë Kosovës për mbrojtje nga COVID-19. 

Japonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 mars 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve janë vendosur më 25 shkurt të vitit 2009. 

Foto Galeria