4359 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti takoi zëvendësambasdorin e Austrisës Schaller


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. Kreshnik Ahmeti, priti në një takim kortezie z. Martin Schaller, zëvendës ambasador i Austrisë në Republikën e Kosovës.
 Z. Schaller uroi zëvendësministrin për marrjen e detyrës dhe formimin e institucioneve. Duke njohur dinamikat e vendit tonë, Shcaller shprehi gatishmërinë e shtetit austriak për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën.

 Ndër temat kryesore të diskutimit ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e kulturës dhe arsimit. Duke pasur parasysh diasporën e madhe shqiptare në shtetin e Austrisë, bashkëpunimi i ngushtë dhe intensiv në këto fusha është i një rëndësie të veçantë.
 Z. Ahmeti falënderoi z. Schaller për kontributin e vazhdueshëm të Austrisë, sidomos në sferën e arsimit në Kosovë, duke uruar që marrëdhëniet mes dy shteteve të zgjerohen edhe më tutje në të ardhmen.
 

Foto Galeria