4472 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Me pjesëmarrjen e diplomatëve nga 16 shtete të botës, Shkolla Diplomatike e MPJD-së, mbyll edicionin e shtatë


Pejë, 17 shtator 2021 – Shkolla Diplomatike e MPJD-së e organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung (FES), ka mbyllur me sukses edicionin e shtatë të saj, që kishte për temë sigurinë në kohë të pandemisë Covid 19. 

Shkolla Diplomatike e cila kishte filluar që nga data 13 shtator, kishte pjesëmarrës diplomatë nga 16 shtete të botës, të cilët për 7 ditë rresht, kanë ndjekur ligjërata nga trajnues, profesor, dhe ambasadorë të huaj dhe vendor. 

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës z.Kreshnik Ahmeti, është shprehur i lumtur që MPJD organizon një Shkollë të tillë, e cila ndër të tjera shërben për të forcuar lidhjet me shtetet pjesëmarrëse.

Ahmeti ka thënë se Kosova është vend i hapur për bashkëpunim dhe krijim të lidhjeve me të gjitha shtetet e botës.

Ndërsa drejtori i Shkollës Diplomatike në MPJD, ambasadori Sabri Kicmari, duke i falënderuar të gjithë diplomatët për pjesëmarrjen, dhe shkëmbimin  përvojave me Kosovën, ka thënë se trajnimet e tilla pasqyrojnë më së miri diplomacinë moderne, duke hapur dhe krijuar rrugë të ndryshëm të bashkëpunimit mes shteteve të ndryshme të botës. 

Foto Galeria